Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu sebashku me Ministrin e Energjitikes Damian Gjiknuri dhe Administratorin e Pergjithshem te OSHEE vizituan mbrëmjen e se enjtes në QSUT, tre punonjësit e OSSEE të plagosur si pasojë e shpërthimit të ndodhur në nënstacionin e Shkodrës te cilet po trajtohen në repartin e djegies plastikës.

Elektriçisti, Erion Hafizi, i cili mbeti i plagosur si shkak i shpërthimit të nënstacionit në Shkodër, do të niset për shërbim të specializuar në Itali, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Ndërsa gjendja e dy punojësve të tjerë Afrim Halluni dhe Agron Berisha, është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Elektriçisti, Erion Hafizi, i cili mbeti i plagosur bashkë me dy kolegë të tij si shkak i shpërthimit të ndodhur në nënstacionin e Shkodrës, është në gjendje të rënduar shëndetësore. Me ndërhyrjen e Ministres së Shëndetësisë, punonjësi i OSHEE-së pritet që të niset sot drejt Italisë për trajtim më të specializuar.

Artikulli paraprakSENIDA MESI INSPEKTON ZONËN E MURIQANIT
Artikulli tjetërRRETHINA, MUNGON ENERGJIA ELEKTRIKE