Neëcastle dhe Manchester United kanë barazuar 3-3 në ndeshjen e luajtur në “St.James Park”, kur “qymyrxhinjtë” patën nevojë për një gol në minutën e fundit, që të shmangnin humbjen.

Goditja e Paul Dummett u devijua nga Chris Smalling dhe përfundoi pas shpinës së David de Gea, pikërisht kur United po fillonte të shijonte fitoren, edhe një herë e gjitha “made in Rooney”! Sërish Ëayne Rooney! Këtë herë jo me finte, si javën e kaluar ndaj Sëansea, jo me penallti në minutën e fundit, si në ndeshjen e Kupës së Anglisë ndaj Sheffield, por këtë herë me një gol të mrekullueshëm me një goditje nga jashtë zone. Në një mënyrë apo në një tjetër është kapiteni që po mban “gjallë” Manchester United dhe trajnerin Louis Van Gaal. Ëayne Rooney shënoi golin e parë dhe atë të avantazhit 3-2 ndaj Neëcastle, teksa barazimi i djeshëm i lë “djajtë” në vendin e gjashtë, tetë pikë larg Arsenal kryesues, që ka luajtur një ndeshje më pak. Barazimi e lë Neëcastle në vendin e tretë nga fundi në Premier Leauge. Rooney kaloi në avantazh United duke shënuar me penallti, pas dhjetë minutash lojë, ndërsa më pas kapiteni “ndërtoi” golin e dytë, të shënuar nga Lingard. Neëcastle ngushtoi diferencën në fundin e pjesës së parë me anë të Ëijnaldum dhe barazoi kur Mitrovic tundi rrjetën me penallti, pas një faulli të shkaktuar nga Chris Smalling. Barazimi i befasishëm i dha entuziazëm vendasve dhe u duk se gjërat do të shkonin keq për United, por dhjetë minuta para fundit, Ëayne Rooney shënoi një gol “magjik”, që i dha avantazhin United. Zhgënjimi i madh për miqtë erdhi në minutën e parafundit, kur Dummett vulosi barazimin 3-3 në një ndeshje “epike”. Në ndeshjet e tjera të luajtura të martën në mbrëmje në Premier Leauge, Ëest Ham fitoi 3-1 në fushën e Bournemouth, ndërsa Aston Villa e vendit të fundit mposhti Crystal Palace. Të mërkurën do të luhen sfidat e tjera. Arsenal i vendit të parë shkon në Liverpool, kurse Manchester City pret Everton. Spikat edhe takimi Tottenham-Leicester…

Artikulli paraprakLIVERPOOL – ARSENAL, DUEL DEKLARATASH MES TRAJNERËVE
Artikulli tjetërSTATUTJA E RONALDOS, “TAGGED” NË EMËR TË MESSI