Trajneri i Manchester United, Louis van Gaal, tha se ka shumë mundësi që “djajtë” të mos marrin asnjë futbollist gjatë merkatos së janarit.

Në kohët e fundit është përfolur për një interesim të United për mesfushorin e Lazio Felipe Anderson, por kur u pyet merkaton, pas fitores 1-0 ndaj Sheffield në Kupën e Anglisë, trajneri holandezi pohoi se nuk pret prurje. Shtypi anglez ka shkruar se United po përgatitet të paguajë 50 milionë euro për të marrë brazilianin Anderson, i cili ka qenë i preferuari i Van Gaal që në muajin dhjetor deklaroi se skuadra e tij ka nevojë për fantazi, por tani holandezi mendon ndryshe. “Unë nuk mendoj se do të bëjmë ndonjë blerje gjatë merkatos së janarit,” – deklaroi ai. “Nuk mund ta them me siguri, sepse po na u dha një shans i artë do ta shfrytëzojmë, për ideja është që nuk kemi nevojë të investojmë. Nëse do të më pyesin mua, do t’u them drejtuesëve që nuk kemi nevojë për futbollistë të rinj. Eshtë e vërtetë që na duhet një futbollist krijues dhe i shpejtë, sepse nuk kemi shumë të tillë në ekip, por nuk është domosdoshmëri,” – tha Van Gaal. “Juan Mata po luan shumë mirë në krahun e djathtë dhe po i jep një ndihmë të madhe ekipit tonë, por ai nuk është sulmues i djathtë dhe ka tjetër profil në fushë, pavarësisht se është përshtatur shkëlqyeshëm. Pastaj, edhe nëse vjen dikush, më duket thuajse e pamundur që të jetë më i mirë se Juam Mata. Janë shumë të paktë futbollistët më të mirë se ata që kam në dispozicion,” – përfundoi Van Gaal.  

Artikulli paraprakJUVENTUS ARRIN SIMFONINË E 9-të KAP VENDIN E DYTË
Artikulli tjetërMANCINI I PAKËNAQUR ME ARBITRIMIN NË SAN SIRO