Skuadra e Manchester United është rrugës për t’u bërë skuadra e vetme angleze që ka shënuar 1000 gola në Premier League-n Angleze.
Fitorja 3-2 ndaj Arsenalit e çoi Manchester United-in në kuotën e 998 golave nga 456 ndeshje të zhvilluara në shtëpi në kampionat dhe djemtë nën drejtimin e teknikut Louis Van Gaal kanë mundësinë që të arrijnë shifrën e 1000 golave sot ku Watford viziton Old Traford. Ekipi i United ndoshta shpresonte që do ta arrinte më shpejt këtë shifër, por për shkak të përformancës së tyre jo të mirë këtë sezon, kjo nuk ishte e mundur. Ata kanë shënuar 18 gola në 13 ndeshje në shtëpi këtë sezon dhe nuk kanë mundur të shënojnë asnjë gol në 5 ndeshje. Kjo tregon një mesatare prej 1.38 gola për ndeshje për United-in në shtëpi këtë sezon. Në përgjithësi mesatarja e golave të United-it këtë sezon në Premier League është 1.33 gola për ndeshje, shumë më poshtë mesatares së tyre në Premier Ligë, 1.98 gola për ndeshje.