Finalja e Europa League këtë sezon do të jetë një klasike. Manchester United dhe Ajaksi do ë përballen në Solna në Suedi më 24 maj.
Djajtë e Kuq të drejtuar nga Zhoze Murinjo kaluan në gjysmë-finale spanjollët e Celta Vigos, ndërsa holandezët mundën Lionin, në një përballje spektakolare që në dy ndeshje dhuroi 9 gola. Ashtu si në sezonin e kaluar, fituesi i Europa League, do të luajë në Champions League vitin e ardhshëm.