Roberto Mancini ka pasur ankesa në lidhje me arbitrimin në fund të ndeshjes së humbur 1-0 nga Interi kundër Sassuolos në “San Siro”.

“Kemi krijuar shumë, por portieri i tyre ka qenë në formë të jashtëzakonshme. Në pjesën e dytë kemi dominuar dhe jemi përpjekur të fitojmë deri në fund: humbja ka ardhur nga një episod”. Dhe në lidhje me Berardin: “Faulli ndaj D’Ambrosios duhej ndëshkuar me kartonin e kuq”.  Mancini, në analizën e tij, ka shtuar se: “Jemi ndëshkuar nga një episod, siç na ka ndodhur edhe me Lazion, por nuk dua të flas për humbje përqendrimi. Duhet të mendojmë të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, ka thënë trajneri zikaltër. Edhe Erick Thohir, presidenti i klubit milanez ka dashur t’u japë zemër skuadrës nga Indonezia: “Duhet të jemi të qetë, mungon akoma edhe një fazë tjetër deri në fund. Nuk duhet të harrojmë se objektivi ynë është Championsit. Ky është futbolli, Sassuolo ka pasur më shumë fat se ne”, ka qenë mesazhi i Thohir.

Artikulli paraprakMANCESTER UNITED NUK DO TË BËJË MERKATO NË JANAR
Artikulli tjetërNË FRANCË RIKTHEHT MAGJIA E VAN BASTEN