Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve, e cila u mblodh pak më parë për të diskutuar mandatin e deputetit Kokëdhima.

Deputeti demokrat, Eduart Halimi, tha se në të gjitha rastet kur një deputet dyshohet se ka përfituar fonde publike, çështjen duhet ta zgjidhë gjykata”. Avokati i deputetit Kokëdhima: Kërkesa e paraqitur nga grupi i deputetëve në Gjykatën Kushtetuese është pranuar pjesërisht dhe ajo që të bie në sy është fakti që për dy pikat e kërkesës që kanë të bëjnë me çështjen e papajtueshmërisë së funksionit të deputetit, është rrëzuar si një kërkesë e palegjitimuar. Do të thotë që me këtë çështje, Kuvendi është shprehur njëherë dhe nuk mund të merret më. Kuvendi duhet të shohë vendimin në rastin në fjalë, ka të bëjë me pikën tre, që ka të bëjë me konfliktin e interesit, në raport me interpretimin e kompetencës së pikës katër, që gjykata kushtetuese i ka dhënë kuvendit vetëm diskrecionin juridik formal të shikimit të të gjitha argumenteve në çdo rast kur ka një shkelje të pikës 3 të nenit 70 të kushtetues.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakKËSHILLI I MANDATEVE MBLIDHET PËR MANDATIN E KOKËDHIMËS
Artikulli tjetërTONIGHT – IGLI TOTOZANI