Jens Stoltenberg, shefi i NATO-s përfundon mandatin si kreu i aleancës ushtarake dhe do të largohet nga zyra në tetor të këtij viti. Tre emra po përfliten se mund ta zëvendësojnë. Ata janë: Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe sekretari britanik i mbrojtjes Ben Wallace.
Sipas mediave të huaja, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të futet në garë për të qenë kreu i ri i NATO-s, raportoi të premten gazeta The Sun, duke cituar një burim diplomatik.
Por sipas ‘Sun’ që citon burime britanike, ka të ngjarë që Britania të vërë veton ndaj Von der Leyen me argumentin se historia ka treguar që ka qenë e dobët në krye të Forcave të Armatosura të Gjermanisë.
Ish-kryeministri norvegjez 63-vjeçar mori detyrën në selinë e NATO-s në Bruksel më 1 tetor 2014 dhe nuk pritet të kërkojë zgjatje të mandatit të tij. Mandati i Stoltenberg është zgjatur tre herë dhe ka shërbyer për një total prej pothuajse nëntë vjetësh.
Ursula von der Leyen është një politikane gjermane e cila ka shërbyer si presidente e Komisionit Evropian që nga viti 2019. Ajo shërbeu në qeverinë federale gjermane midis 2005 dhe 2019, duke mbajtur poste të njëpasnjëshme në kabinetin e Angela Merkelit, së fundmi si ministre e mbrojtjes.
Pedro Sanchez është një politikan spanjoll i cili ka qenë Kryeministër i Spanjës që nga qershori i vitit 2018. Ai ka qenë gjithashtu Sekretar i Përgjithshëm i Partisw Socialiste tw Punëtorëve Spanjolle që nga qershori 2017, pasi kishte mbajtur më parë atë detyrë nga 2014 deri në 2016.
Robert Ben Lobban Wallace është një politikan britanik dhe ish-ushtar i cili ka shërbyer si Sekretar i Shtetit për Mbrojtjen që nga viti 2019. Ai ka qenë deputet për Wyre dhe Preston North që nga viti 2005 .