Ka nisur seanca e Komisionit të Mandateve për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri pas akuzave si i përfshirë në trafik droge.
Ora 11:20
Ulsi Manja: Opinioni publik kërkon të dijë faktet e prokurorisë, por edhe provat. Ato që klasifikohen sekrete mund ti administrojnë vetëm deputetët. Në fund të fundit duam të dimë cfarë kërkon prokuroria. Nuk kemi asgjë për ti fshehur publikut. Propozojmë që seanca të zhvillohet me dyer të hapura.
Ora 11:15 Opozita: Seanca me dyer te hapura
Alibeaj: Unë e kuptoj seriozitetin e Prokurorisë dhe i jap të drejtë. Kjo është një kërkesë e drejtë nga pikëpamja e prokurorisë. Por mbledhja e Këshillit të Mandateve është e Parlamentit që do të thotë që është kërkesë e publikut që kjo të jetë e hapur. Propozimi është që ti gërshetojmë të dyja. Kur të prezantohet dokmenti sekret seanca të jetë e mbyllur, ose në fund kur të diskutojmë materialet sekret seanca të jetë e mbyllur. Por jemi në kushtet kur publiko do të dijë. Ky ishte propozimi ynë.
Ora 11:20 Prokuroria kërkon që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura
Prokuroria: Ne tashmë kemi paraqitur një kërkesë në lidhje me arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Duke iu referuar edhe sipozitave kushtetuese, duke qenë që ne disponojmë dokumentacion që përbën edhe sekret, i kërkojmë komisionit që kjo seancë të bëhet me dyer të mbyllura.
Ora 11: 00 Nis mbledhja e Komisionit të Mandateve, Saimir Tahiri përfaqësohet nga avokati Artan Hajdari