Saimir Tahiri hoqi dorë dje nga mandati i deputetit, ndërsa në vendin e tij në parlament pritet që të hyjë Spartak Braho.

Tahiri pritet që ti dorëzojë sot zyrtarisht letrën me dorëheqjen Kuvendit të Shqipërisë.

Braho është në listë për të marrë mandatin e deputetit. Ai sot në mëngjes ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Takimi Ruçi-Braho ka zgjatur disa minuta, ndërsa në qendër të bisedës ka qenë pikërisht mandati, referuar zhvillimeve politike.

Aktualisht Braho është këshilltar i kryeministrit Edi Rama, por pas lënies së mandatit nga Tahiri, Braho pritet që të ulet në karrigen e tij në parlament.

Artikulli paraprakFA ZHBLLOKON AKSIN BOGË-THETH TE BLLOKUAR PREJ 5 MUAJSH
Artikulli tjetërPD: NIKOLLA ME URDHËR TË RAMËS PO MBLEDH TË DHËNAT PERSONALE TË PRINDËRVE PËR ZGJEDHJE