Abstenimi për ta dërguar mandatin Olta Xhaçkës nëGjykatën Kushtetuese u bë objekt debati në Konferencën e Kryetarëve.

Gazment Bardhi: Votimin e kishit orientuar, mos beni sikur e latë në dorën e deputetëve. E dinim tri orë para sesi do silleshit, ca abstenim e ca kundër. Ishte orjantuar grisja e vendimeve dhe shkelmimi i Gjykatës Kushtetuese. Po e përsëris po minoni bashkjetesën me opozitën. Opozita i është drejtuar Drejtësisë, ju nuk pyesni për vendimet”

Niko Peleshi: Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke çuar mandatin në seancë. Kemi zbatuar gjithë detyrimin, s’bëhet fjalë për mandatin e një deputeti, është i nevojshëm një qartësim për të gjitha rastet që mund të ndodhin në të ardhmen.

Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo qartësi do të na vlejë neve, dhe gjithashtu do t’ju vlejë edhe juve.

Jorida Tabaku: Ne po diskutojmë për parimin, jo për emrin e znj. Xhaçka. Në vitin 2010, çdo progres-raport thuhej që qeveria e PD s’ka respektuar një vendim të GJK dhe tani po bëhet fjalë për 9 vendime të tjera që nuk i zbaton qeveria dhe këtu vendosim një precedent të rrezikshëm. Nuk po diskutojmë fare nëse ka pasur apo jo konflikt interesi, ne mendojmë që po, juve jo, por lëmë gjykatën të vendosë. Por nëse ne përdorim kartonin për të mbrojtur veten tonë, japim një mesazh të gabuar jashtë kësaj salle.
Në Venecia ne kemi çuar reformën në drejtësi, ka shkuar një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe janë gjykuar çështje në Venecia. Ne duhet të heqim dorë nga mbrojtja politike.
Po të isha në veten time s’do kisha dashur hiç mburojë politike, le ta vendosë Gjykata Kushtetuese.
Përse nuk e keni çuar më herët në Komision të Venecias? Përse ndodh sot për herë të parë kësaj radhe dhe jo më herët? Nuk duhet cënuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Nuk ndjejmë kënaqësi që flasim për këtë çështje, as të flasim kundër njërit apo tjetrit, por e kemi në parim këtë çështje. Ne duhet të flasim në parim dhe zbatojmë në parim vendimet e Gjykatës Kushtetuese.”

Ina Zhupa: Po e fusni çeshtjen e mandatit të Xhaçkës, ne nje rruge zvarritje. Nuk mund të ketë opinion mbi vendimin e Gjykates Kushtetuese. Opinionet merren para ose gjatë shqyrtimit nuk mund të kërkohet opinion pasi Gjykata është shprehur. Ju keni zhbërë Gjykatën Kushtetuese.

Taulant Balla: Kemi vepruar në përputhje nenin 73 të Kushtetutës.

Artikulli paraprakKONKURS NDËRKOMBËTAR PËR NDËRTIMIN E GODINAVE TË REJA PËR ADMINISTRATËN, RAMA: NA DUHET NJË KOMPLEKS QEVERITAR!
Artikulli tjetërSHKODËR, ASGJËSOHEN 1388 BIMË KANABIS