Fermerët e Qarkut Shkodër edhe këtë vit do të përballen me vështirësitë për mospërfitimin nga subvencionet për shkak të mungesës së çertefikatës së pronësisë nga ana e tyre.

Mynire Mandija, përgjegjëse e shërbimit këshillimor në drejtorinë rajonale të bujqësisë tregon për këtë penalizim të fermerëve për të dytin vit radhazi. Drejtoria e Bujqësisë tregon Mandija i ka bërë kërkesë 5 bashkive të Qarkut Shkodër për lehtësimin ndaj fermerëve për dhënien e dy prej tre dokumenteve që duhet t’i dorëzojnë më pas në hipotekë për të marrë çertefikatën e pronësisë si e vetmja mundësi për të përfituar nga subvencionet. Një problem të tillë e ka ngritur edhe prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani ditët e fundit i cili ka propozuar dhënien e çertefikatës së pronësisë pë rata fermerë të cilët nuk kanë një përzierje mes ligjit 7501 dhe të ashtëquajturve kufij të vjetër të tokës në mënyrë që të mos penalizohen për subevncionet në bujqësi.

Artikulli paraprakSEANCAT AUDIO, FUNKSIONALE NË GJYKATËN E APELIT SHKODËR
Artikulli tjetërSMAJLI, PAGA MINIMALE E PUNËTORËVE, NËN MINIMUMIN JETIK