Mandija kërkon shkarkimin e kreut të Drejtorisë Detare

Zv.kryeministrja Ledina Mandija i ka kërkuar ministrit të Transporteve shkarkimin nga detyra të drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Gazmir Tahiri. Në kërkesën e saj, Mandija argumenton se, Tahiri ka vënë në dispozicion të një subjekti politik mjete të cilat janë pronë e administratës shtetërore. Duke iu referuar provave filmike, numri dy i qeverisë, njëkohësisht drejtuese e task forcës së posaçme për mbikëqyrjen e zyrtarëve që përfshihen në fushatë elektorale, sqaron se më 27 maj, një anije e portit të Vlorës është përdorur nga disa të rinj, simpatizantë të një partie politike kanë shëtitur në det, të shoqëruar nga kandidati për deputet dhe duke manifestuar simbolet partiake. Zv.kryeministrja i ka kërkuar ministrit Dervishaj të marrë masa menjëherë dhe të referojë rastin pranë organeve përkatëse të Prokurorisë së Përgjithshme.

Artikulli paraprakARRESTOHET NJË 30-VJEÇAR ME THIKË NË HYRJE TË PARLAMENTIT
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA ISH-KANCELARI GJERMAN HELMUT KOHL