Një 25 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi tentoi të përdhunonte një vajzë shqiptare të moshës 27 vjeç.
Personi i arrestuar është F. H, i cili ka tentuar të përdhunojë një vajzë që punonte si kujdestare në Kishën Ungjillore të Padovas në Itali.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 2 qershor, ku rreth orës 22.00, i riu u fut nga dritarja e lavanderisë së ndërtesës fetare, duke u futur në dhomës e vajzës e cila ndërkohë po fliste në telefon.
25 vjeçari tentoi ta përdhunonte, por vajza bërtiti dhe i riu u largua nga frika.
Policia u vu menjëherë në kërkim të autorit i cili më pas u gjet në një barake, ku kishte bërë edhe një shtrat.
Ku nuk ishte precedenti i parë i tij mbi të cilin tashmë rëndojnë akuzat për përdhunim dhe prishje të qetësisë publike.
Kjo pasi më 4 mars ai u kapduke kryer vepra te turpshme në publik pranë sheshit të lojërave në “Via Fornace”.