Teksa në Kuvend po mbahet interpelancë mes deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, mes tyre nuk kanë munguar replikat, ironitë dhe akuzat.
Gjatë fjalës së tij Manja duke folur për amnistinë penale, theksoi se ky pr.ligj u miratua me votat e shumicës. Duke mos kursyer ironitë ndaj Aliebajt, Manja nuk u ndal dhe me Bashën.
“Ti kujdes me bojën, herë tjetër nxiji më shumë.”, tha ai. Ndërsa Basha ia kthehu; “S’ta kanë borxh shqiptarët që merresh me leshtë e mi!”.
Basha: Nuk i kam parë kurrë aktiv anëtarët e grupit tënd për të të mbrojtur. Nuk ta kanë borxh shqiptarët që merresh me lesht e mi. Të ngelën lesht e mi në gojë. Nuk jeni që puthët e përqafuat sebepin e 21 janarit? E bëtë president.
Pse duhet të prisnit Strasburgut ju. Apo kur kryeministri i një vendi të NATO- s korruptoi një zyrtar të FBI. Këto janë gjëra të konsumuara. Ti nuk i thua dot shqiptarëve sot pse bashkë me bashkëpunëtorët e tu i gënjeve kur amnistove ata që amnistove dhe le në burg fëmijët e tyre.
Ti dhe shefi yt jeni nona e korrupsionit.