Ministri i drejtësisë: Kriteret ligjore për faljen e këtij rasti janë përmbushur.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka kërkuar presidentit, Bujar Nishani, faljen e Nazime Vishës, e dënuar për vrasjen e përdhunuesit të saj. Propozimi i ministrit të Drejtësisë bëhet në bazë të ligjit për faljen. “Kriteret ligjore për faljen e këtij rasti janë përmbushur”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Drejtësisë. Nazime Visha u dënua me 15 vjet burg nën akuzën e vrasjes me paramendim të Fiqiri Muçës. Më pas dënimi i saj u konvertua në 10 vjet pasiu pranuar gjykimi i shkurtuar. Nazime Visha gjendet në burg,që prej vitit 2012 pasi u arrestua në flagrancë për vrasjen e 45 –vjeçarit Fiqiri Muça, baba i pesë fëmijëve, I cili e kishte abuzuar seksualisht, që kur ishte e mitur. Sipas saj, Fiqiriu e kishte ndarë nga i fejuari dhe kishte tentuar edhe ta trafikonte. Në datën 8 maj 2013, Gjykata e Tiranës dha dënimin me 10 vjet burg për akuzën e “vrasjes me paramendim” dhe “prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake” për Nazime Vishën

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakBASHKIA VAU DEJËS, NDIHMA PËR BANORËT NË ZONËN E KOMANIT
Artikulli tjetërHAPET MUZEU I RI I FIFA-s