Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar fushatën elektorale e cila edhe pse nuk ka filluar zyrtarisht, kanë filluar edhe llogaritjet për marrjen e votave.

Në një postim në Fb, Manjani e quan këtë politike falli me kafe turke. “Fushatë si kjo skemi parë! Partitë tregojnë se sa vota do marrin në vend të thonë ç’do bëjnë për ti marrë!!! Politikë falli me kafe turke! Por kanë një rrugë të gjatë për të bërë, meqë ra fjala! Të shohim”, shprehet Manjani.

Artikulli paraprakZBULOHET FABRIKA E DROGËS, ARRESTOHET SHQIPTARI
Artikulli tjetërKUSH ËSHTË SALMAN ABEDI, 23-VJEÇARI I SULMIT NË MANÇESTER?