Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është takuar këtë të hënë me kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe prokurorë në vartësi të tij, të cilëve u ka kërkuar intensifikimin e hetimeve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Rritja e numrit të hetimeve është një domosdoshmëri. Duhet t’i japim ndëshkim të shpejtë dhe të merituar krimit”, ka deklaruar Manjani. Lufta kundër korrupsionit është prioritet, ka shtuar mes të tjerash Manjani, i cili ka theksuar se, “prokurorët nuk duhet të keni frikë nga hetimet”. “Nxisim për një hetim të shpejtë për çdo insinuatë apo akuzë publike. Ka përfunduar koha kur ekzekutivi refuzon të zbatojë urdhërat e prokurorisë”, ka thënë më tej numri 1 i drejtësisë shqiptare.