Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në konferencë për median:
Manjani: Kryeministrit i është kërkuar shkarkimi i ministrit të brendshëm. Ia kanë kërkuar partnerët dhe ai e di .E vërteta e kësaj qeverie është se është e kapur dhe është jashtë cdo standardi .Në Santa Kuranta ministrat flinin me dashnore. Këto nuk i di unë por janë të regjistruara nga shërbimet partnere. Kryeministri priste dorëheqje por nuk kam pse të jap dorëheqjen. U njoftova nga mediat për shkarkimin tim.
Duhet të komunikojmë përmes medias sepse dhe Whatss up dhe sms nuk funksionojnë. Kam qenë dhe mbetem profesionist. Ilir Metës i jam mirënjohës .Mbledhjet e qeverisë jane antikushtetuese. Ministrat nuk lejohen të flasin në mbledhjen e qeverise”Rama ka harxhuar kohë për ti bërë presion Metës. Ajo që thotë është se unë flas pa lejen e Fugës. Në një sistem demokratik ministrit kërkohet ti mbyllet goja. Shkarkohesh se flet pa lejen e Fugës