Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e konsideron alarmant një raport të publikuar nga Gallup International, sipas të cilit 56% e shqiptarëve duan të ikin nga vendi, duke u renditur pas Siera Leone dhe në të njëjtën shkallë me Haitin. Sipas Manjanit, vendi po shkon drejt shpopullimit.
Manjani: Alarmante! Po çojmë vendin në shpopullim! Dërdëllisim kot në politikë. Shteti është në drejtim të paditur! Gërr mërr pa kuptim! Politika po përzë njerëzit nga vendi i tyre! Nuk jemi në luftë me askënd! Kërkohet siguri, mirëqenie e shpresë. Asnjëra nuk garantohet! Turp e faqja e zezë, për të gjithë ata që drejtojnë!
Ky është dështim! Kjo politikë quhet ANTI-KOMBËTARE!