Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i përgjigjet deklaratave të kryeministrit Edi Rama se opozita dëmtoi imazhin e vendit me protestën e së shtunës, duke iu referuar lajmeve në mediat ndërkombëtare.

Ai thotë se shkelja e Kushtetutës dhe e ligjit nga qeveria e dëmton më shumë vendin sesa shkulja e kauçukut duke i numëruar dhe akuza të tjera maxhorancës.

Ndërkohë Manjani sfidon Ramën, duke i thënë se nëse është i sigurt se fiton zgjedhjet le të shpërndajë parlamentin dhe të bëjë zgjedhje.

STATUSI I MANJANIT

Mbi shqetësimin për imazhin e vendit. Imazhi i vendit nuk dëmtohet kur protestohet kundër qeverisë, por kur qeveria gënjen sa herë flet në emër të tij (vendit).

Shkelja e Kushtetutës dhe ligjit nga qeveria e dëmton shumë më rëndë vendin dhe imazhin e tij, sesa shkulja e kauçukut të vendosur në mënyrë të PALIGJSHME.

Imazhin vendit ja shkatërroi trafiku shtetëror i drogës e jo opozita që me gjithë defektet e saj të paktën ishte e mbetet kundër këtij trafiku.

Imazhin vendit ja dëmton pa dyshim përzënia masive e njerëzve nga vendi i tyre.

Vjedhja e zgjedhjeve dhe e mandateve, bën që kryeministër të jetë dikush me vetëm 48% të votës popullore. Pra kryeministër i pakicës që ka shumicë të vjedhur.

Me në fund, po e përsëris: në është kaq i sigurt se i fiton zgjedhjet, le ta shpërndajë Parlamentin dhe ta konfirmojë me zgjedhje atë që thotë. Përndryshe i ka llafe halli…

Artikulli paraprakPROTESTA, MASA PËR 16 TË ARRESTUARIT JEPET NESËR
Artikulli tjetërDOGJËN FLAMURIN E KOSOVËS NË NEW YORK, SHQIPTARI SHERR ME SERBËT