Një turist italian ka humbur jetën një ditë më parë, 18 gusht, në spitalin e Shkodrës, pas përplasjes me Jet-Ski në plazhin e Velipojës. 19-vjeçari Nicola Lorio kishte ardhur për pushime në vendin tonë, por humbi jetën si pasojë e manovrave që po kryente me kunatin e tij me Jet Ski. Të dy po kryenin manovra dhe më pas dy mjetet janë përplasur në det, 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë.

I riu mori plagë të rënda në kokë dhe në qafë si pasojë e përplasjes dhe për pasojë ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës. Policia e Shkodrës njofton se ka arrestuar italianin tjetër, Salvadore Di Tella 20 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.

Dy italianët kishin lidhje me njëri tjetrin. I arrestuari mësohet se është kunati i 19-vjeçarit. Ata kishin ardhur për pushime në Shqipëri dhe kishin disa ditë në vendin tonë. Në Velipojë ishin pushues ditor dhe nuk po qëndronin aty.

Policia ka bllokuar dy Jet-Skit me të cilat janë përplasur italianët, por ndërkohë burime bëjnë me dije se mjetet motorike janë marrë konfrom rregullave. Në pyetje janë marrë edhe pronarët e mjeteve, ndërsa vetë 20-vjeçari Salvadore Di Tella ka deklaruar në polici se kanë qenë duke kryer manovra në det të hapur, kur kane humbur kontrollet e mjeteve dhe janë përplasur.

Artikulli paraprakIKËN I NXEHTI AFRIKAN, KËTË JAVË PRITEN VRANËSIRA E SHI! E ENJTJA SJELL SËRISH RRITJE TEMPERATURASH
Artikulli tjetërSITUATA E ZJARREVE NË VEND, 31 VATRA NË 24 ORË, VETËM 3 JANË ENDE AKTIVE! MINISTRI VENGU: SITUATA PARAQITET MË E QETË