“Nga 1 shtatori nuk kemi ku shkojmë.”

Kështu thonë familjet e zhvendosura të cilat mbetën pa strehë për shkak të vërshimeve dhe që për momentin janë vendosur në konviktet studentore. Disa familje që janë vendosur në hapësirat e universitetit FON, thonë se për tre ditë do duhet t’i braktisin hapësirat, pasi atje do vijnë studentët ndërsa askush nga kompetentët nuk i ka vizituar për t’u treguar se çfarë do bëhet me hallin e tyre. Qytetarët që pësuan nga vërshimet dhe që tani janë të vendosur në konviktin e studentëve “Tomi Stefanovski Seniq”, thonë se aty mund të qëndrojnë 6 muaj, por janë të shqetësuar për fëmijët e tyre që për disa ditë fillojnë shkollën. Ata thonë se ende nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga autoritetet, shkruan Alsat M. Përmbytjet që para tre javësh përfshinë rajonin e Shkupit shkaktuan dëme të mëdha në thuajse 5 mijë familje, ndërsa shumë prej tyre mbetën pa strehë mbi kokë.

Artikulli paraprakNË VIGJILJE TË SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZËS
Artikulli tjetërMES RRËNOJAVE TË TËRMETIT ÇIFTI THOTË “PO”