Maqedoni, deputet edhe një i dënuar për krime kundër shqiptarëve

Probleme me kriminelët në Parlament duket se ka edhe Maqedonia, ku rasti është akoma më i rëndë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, nga radhët e partisë së Gruevskit doli deputet edhe një i dënuar për krime lufte kundër shqiptarëve në konfliktin e 2001. Bëhet fjalë për Johan Tarculovski, i vetmi maqedonas i dënuar nga Gjykata e Hagës për luftën e 2001. Ai u zgjodh deputet në njësinë numër dy zgjedhore të Maqedonisë, që përfshin veri-lindjen e vendit, gjithashtu edhe një pjesë të kryeqytetit Shkup. “Ai është heroi ynë dhe ne jemi krenarë që e kemi në radhët tona. Kush më mirë se ai do të mbrojë interesat e maqedonasve në Parlamentin tonë”, citohet nga agjencia BIRN një drejtues i lartë i VMRO-DPMNE. Tarculovsky, ish-pjesëtar i policisë maqedonase, u dënua me 12 vite burgim nga Haga për krime kundër civilëve shqiptarë në fshatin Ljuboten, pranë Shkupit. Ai u lirua në vitin 2013 pas 8 vitesh në qeli. Vetë Tarculovski nuk ka dhënë asnjë deklaratë pas zgjedhjes si deputet në parlamentin me 120 vende.

Artikulli paraprakDIGJET NJË MAKINË NË AUTOSTRADËN TIRANË – DURRËS
Artikulli tjetërQENI I POLICISË NUHAT DROGËN NË TË BRENDSHMET E SHQIPTARËVE