Nje gjest i shëmtuar nga një polic është zbuluar në rajonin e Gjevgjelisë, në zonën kufitare me Greqinë. Pamjet tronditëse u publikuan nga rrjetet ndërkombëtare televizive, të cilët shfaqnin policin sesi me nerva godiste dhe shante emigrantët që nuk mbanin rradhë dhe që tentonin të hynin në territorin e Maqedonisë, për shkak të reshjeve të shiut dhe situatës së rënduar.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë do të marrë masa ndaj policit që goditi emigrantët dy ditë më parë në zonën kufitare të rajonit të Gjevgjelisë me Greqinë. Kjo ministri ka informuar se Kontrolli i Brendshëm dhe i Sanksioneve në këtë Ministri ka nisur procedurat dhe do të sanksionojë pjesëtarin e policisë.
SHPËRTHIM NË RESTORANT NË INDI, VDESIN 89 PERSONA
Të paktën 89 persona kanë mbetur te vdekur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që shkatërroi një restorant në Petlaëad të Indisë. Policia vendase raporton se në atë moment në restorant ndodheshin punonjës dhe fëmijë shkolle që hanin mëngjes. Një cilindër gazi që përdorej për gatim shpërtheu, ndërsa përpjekjet për shpëtim kanë përfunduar pasi autoritetet indiane arritën të gjejnë të gjithë trupat nën rrënoja. Të paktën 35 persona ndodhen në spital me lëndime serioze. Pas shpërthimit, forcat e shpëtimit dhe familjarët e personave që ndodheshin brenda në restorant shkuan në vendngjarje. Nga cilindri i gazit shpërthyen edhe disa detonatorë minierash që ruheshin në mënyrë të paligjshme në një nga dhomat e restorantit. Restoranti ndodhej pranë një stacioni autobuzi dhe nga shpërthimi u dëmtuan edhe disa ndërtesa të tjera aty rrotull.