Këshilli i bashkisë Shkodër ka miratuar 10 mijë dollar si ndihmë për banorët e përmbytur në lagjet shqiptare të Maqedonisë.
Anëtari Mustaf Lici akuzoi qeverinë se ka dhënë një shumë të vogël si ndihmë për të përmbyturit në Maqedoni. Këshilltari Marin Pema i kërkuar qeverisë të mbajë premtimet për dëmshpërblimet e banorëve të përmbytur ndër vite në Shkodër. Mbledhja e këshillit bashkiak u zhvillua jashtë radhe dhe kishte vetëm një pikë në rendin e ditës, e cila u miratua duke i ardhur në ndihmë në mënyrë modeste të përmbyturve në Maqedoni.