Serbia vijon të presë një valë të madhe klandestinësh që po hyjnë nga kufiri maqedonas. Vetëm mëngjesin e dites se hene, numri i tyre arriti në mbi një mijë. Ndërsa janë të paktën 7 mijë refugjatë, burra, gra dhe fëmijë të cilët brenda natës së të shtunës dhe të dielës janë larguar nga Maqedonia drejt Serbisë jugore, bën të ditur UNHCR duke nënvizuar se pritet që ky numër të rritet më shumë. UNHCR nënvizon se qeveria maqedonase do të mbajë të hapur kufijtë për refugjatët që ikin nga vendet që janë luftë.
Në të njëjtën kohë Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe bëjnë thirrje për më shumë mbështetje për dhjetra mijëra emigrant që hyjnë në Europë përmes Ballkanit Perëndimor. Është e nevojshme një bashkëpunim më i lartë dhe përpjekjeve të përbashkëta në mënyrë që të zgjidhen nevojat humanitare të emigrantëve” thuhet në deklaratën e Gjysmëhënës së Kuqe.
GREQI, PËRMBYSET VARKA ME EMIGRANTË, 1 I VDEKUR, 6 TË ZHDUKUR.
Një varkë me 15 emigrantë në bord është përmbytur në pranë ishullit Lesvos në Greqi ditën e hënë. Autoritetet thonë se njëri prej tyre ka humbur jetën ndërsa 6 të tjerë janë zhdukur. Ndërkohë një traget pasagjerësh që mbante refugjatë nga ishujt e Egjeut për në Pire pritej të hynte në port duke vërtetuar kështu që Greqia ashtu si Maqedonia të jetë në krizë të emigrantëve.