Pjesëmarrja në referendumin për emrin kushtetues të Maqedonisë ka qenë relativisht e ulët.

Nga të dhënat e fundit të komunikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, deri në orën 17:00 ka votuar vetëm 28.83 për qind e popullsisë, kuotë që e përkthyer në shifra i bie 455 mijë qytetarë nga mbi 1 milion e 800 mijë me të drejtë vote.

Në mënyrë që referendumi të konsiderohet i vlefshëm duhet që në procesin e votimit të kenë marrë pjesë mbi 50 për qind e qytetarëve. Qendrat zgjedhore mbyllen në orën 19. Procesi i votimit monitorohet nga rreth 12 mijë vëzhgues vendas dhe 493 të huaj.

Deri në orët e pasdites gjithçka ka kaluar qetë dhe pa incidente. Komunat me numrin më të lartë të votuesve kanë qenë ajo e Sarajit, ajo e Qendrës dhe e Karposhti.

Në komunat me shumicë shqiptare pjesëmarrja ka qenë lehtësisht më e ulët. Deri në orën 15, pjesëmarrja në proces ka qenë 36% në Tetovë, 20 për qind në Gostivar, 22 për qind në Kumanovë dhe 20 për qind në Strugë.

Artikulli paraprakSHKRUMBOHET MAKINA ,PANIK TEK KALIMATARET
Artikulli tjetërREFERENDUMI NË MAQEDONI, BOJKOTOJNË MAQEDONASIT, VOTOJNË NË MASË SHQIPTARËT, PJESËMARRJA 35%