NË VEND NGJARJE JANË GJETUR DY PREDHA, TË CILA PO ANALIZOHEN. Mbreme rreth ores 22:00 je afersi te qeverise se republikes se Maqedonise jane dëgjuar dy shpërthime .

Pas disa orëve , ne fasadën e nderteses se qeverise jane gjetur dy predha . Ne vend ngjarje eshte kryer expertiza , predhat jane marre per analiza te metjeshme . Nga MPB-ja konfirmojne rastin dhe paralajmerojne hollesi me te detajuara gjate dites se sotme. Nderkohe mesohet se predhat kane perfunduar ne muret e godinese dhe se nuk ka persona te lenduar . Deri ne keto moment nuk ka informata nese dikush nga kabineti qeveritare te kete qene shenjester I sulmit. Policia thotë se po zhvillohen hetime dhe se ndërtesa është e rrethuar , ndërkohë që nuk jepen hollësi se për çfarë predhash bëhet fjalë. Një akt të ngjashëm ka ndodhur në vitin 2007 po në afërsi të qeverisë, autoritetet maqedonase e patën quajtur si akt terrorist, por autori nuk u zbulua asnjëherë.

 

Artikulli paraprakKUFIZUESIT E SHPEJTËSISË NË GJITHË QYTETIN
Artikulli tjetërSERIA A, JUVENTUS GABON SËRISH