Parlamenti maqedonas ka miratuar sot qeverinë e re, me kryeministër, kreun e LSDM-së Zoran Zaev. Qeveria e Zaev mori 62 vota pro, në kuvend dhe 44 vota kundër.

Në qeverinë e re, gjashtë ministri do të drejtohen nga shqiptarët, një prej të cilave, do të jetë ministri pa portofol. Gjithashtu, edhe dy zëvendës-kryeministrat do të jenë shqiptarë. Ky hap vjen pas një krize të tejzgjatur politike, e cila filloi me mosmandatimin e Zaev, nga ana e presidentit maqedonas, Ivanov.

Artikulli paraprakTIRANA NGUSHËLLOHET ME KUPËN MUND SKËNDERBEUN NË SHTESË 3:1
Artikulli tjetërEDHE PAS KËTYRE ZGJEDHJEVE DO TË KETË FORMAT TË RI TË DIALOGUT ME SERBINË!?