Prokuroria Publike në Maqedoninë e Veriut pretendon se ka sekuestruar pronat e ish-kryeministrit, Nikola Gruevski i cili prej kohësh qëndron në azil në Hungari.

Gruevski është i dënuar në Maqedoninë e Veriut me 2 vite burg për rastin e blerjes së një makine 600 mijë euro kur ishte kryeministër, me paratë publike.

Nga ana tjetër sekuestroja ka të bëjë me 1 tokë dhe 2 apartamente. Për këtë rast ka reaguar vetë ish-kryeministri në një reagim zyrtar në FB, duke thënë se këto prona i kishte marrë me qera dhe nuk janë të tiat apo të të afërmve të tij.

Ai paralajmëron se nuk ka prova, ndërkohë thotë se Prokuroria do të fusë aty dëshmitarë të rremë kundër tij.

Artikulli paraprakSITUATA E COVID-19, OBSH: BOTA MUND TA VËRË NËN KONTROLL PANDEMINË BRENDA DISA MUAJVE
Artikulli tjetërAVOKATI RRËFEN TAKIMIN PAK MINUTËSH ME ALEXEI NAVALNY: KLENTI IM DUKEJ KEQ, NUK DO E NDALË GREVËN