Kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, njoftoi presidentin e vendit mbi formimin e shumicës së re parlamentare dhe plotësimin e të gjitha kushteve për mandatimin e Zoran Zaevit për kryeministër.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi theksoi, se thirrja e seancës së radhës të Parlamentit varet nga mbërritja e propozim-programit dhe propozimit për përbërjen e Qeverisë së re. Ai ka thënë se kjo do të kryhet në një afat prej 15 ditëve. “Presidenti Ivanov ka obligim që në një afat prej 10 ditësh të reflektojë dhe të japë mandat. Nëse ai nuk jep mandat, në mënyrë hipotetike tani Parlamenti ka të drejtë ekskluzive për çështje të vendosjes së zgjedhjes të qeverisë së ardhëshme dhe në këtë kontekst kompetenca e Parlamentit dhe kryetarit të parlamentit nuk varet nga asnjë institucion tjetër”, shprehet kryetari i parlamentit Talat Xhaferi.

Zaev: Çdo pengim i transferimit të pushtetit do të ndëshkohet Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, beson se presidenti kësaj radhe nuk do ta shkelë Kushtetutën dhe do t’i japë atij mandatin për formimin e qeverisë së re. Ai hodhi poshtë pretendimet e kreut të shtetit se shumica e re parlamentare rrezikon të ardhmen e vendit. “Jam i gatshëm që të vizitoj presidentin Ivanov. Do t’i ftojmë edhe partnerët e koalicionit nëse duan të na bashkohen dhe me Ivanovin të bisedojmë për karakterin unitar të shtetit, NATO-n, BE-në, multietnicitetin, pra për të gjitha ato çështje që brengosin Ivanovin.

E gjitha kjo do të ishte në funksion që sa më parë të marrim mandatin dhe të formojmë kabinetin e ri qeveritar”, ka deklaruar Zaev.Kreu i LSDM-së. Ai beson se deri në fund të muajit mund të formohet qeveria e re, por gjithçka varet nga Ivanovi nëse do t’i japë mandatin. LSDM vlerëson se nevojitet pjekuri nga të gjitha subjektet politike, institucionet, të punësuarit dhe individët, sipas obligimeve ligjore, përgjegjësisë personale dhe në pajtim me interesat shtetërore, të mundësohet formimi i qeverisë së re. “Çdo pengim i transferimitt të pushtetit dhe çdo veprim joligjor është ndëshkues sipas ligjeve ekzistuese”, ka deklaruar Zoran Zaev kryetar i LSDM-së.

Artikulli paraprakKUVENDI I KOSOVËS VOTON PËR RRËZIMIN E QEVERISË MË 10 MAJ
Artikulli tjetërHIPNOTIZUES! TRENDI MË I RI I BUZËVE ËSHTË PREJ MERMERI