Presidenti i vendit, Ilir Meta me anë të një statusi në Facebook ka përshëndetur votimin pro në Kuvendin e Maqedonisë për marrëveshjen e emrit të ri me Greqinë. Në statusin e tij,
Meta shkruan ky votim është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur.
E përgëzoj qeverinë e Kryeministrit Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë ligjvënësit e Kuvendit të Maqedonisë për mbështetjen
e një procesi që jo vetëm çliron Maqedoninë nga një ngërç integrimi disa vjeçar, por ndikon edhe në sigurinë, stabilitetin e mirëqenien e rajonit tonë.
Nisma u votua ditën e djeshme, dhe u miratua me 80 vota pro dhe 39 kundër. Shumica qeverisëse nuk i kishte votat e mjaftueshme, por rrjedhja nga opozita solli miratimin e marrëveshjes me Greqinë. T
etë ishin deputetët e VMRO DPMNE-së që votuan pro ndryshimeve Kushtetuese: Vlladanka Aviroviq, Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-MIlevska, Kërste Mukovski, Emilija Aleksandrova, Ljuben Arnaudov, Nola Ismailovska dhe Zeqir Rançilloviç.
Tashmë qeveria ka vetëm 15 ditë kohë për të paraqitur në Kuvend amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës.