“Shqiptarët janë vrasës” nuk është vetëm një akuzë, por një titull libri.
Botuesi i këtij libri që është publikuar së fundmi në Shkup është drejtori i Muzeut të Luftës në Maqedoni Branisllav Svetozareviç.
Sipas kohës ditore Muzeu i Luftës është nën varësinë e Ministrisë së Kulturës dhe drejtori i tij është emëruar nga koalicioni VMRO-BDI.
KY ËSHTË MBISHKRIMI I KOPERTINËS SË LIBRIT TË HISTORISË
Por përveç titullit të librit, kopertina përmban edhe elemente të tjera siç është harta e Maqedonisë së Madhe, ku autori Branisllav Svetozareviq, ka përfshirë edhe territorin e Shqipërisë si pjesë e Maqedonisë.
Po ashtu pjesë e kopertinës së librit është edhe një foto e autorit më ministren e Kulturës Elizabeta Kançevska. Megjithatë pritet që në ditët në vijim të sqarohet nëse Ministria e Kulturës ka financuar botimin e këtij libri.