Afro 50 vrapues nga gjitha trevat shqiptare morën pjesë në maratonën e përvitshme Shkodër-Ulqin. Kajo Myftarago 82 vjeç është vrapuesi më i vjetër në Ballkan ndërsa Sotir Qiriaqi, 79 vjeç është i pari që ndërmori këtë nisëm të maratonave 11 vite më pare.

Burim Porashi është një shqiptar i Malit të Zi i cili erdhi nga Amerika për të marrë pjesë në maratonën e Pavarësisë Shkodër-Ulqin.

Pjesë e maratonës u bënë edhe të rinjtë nga qyteti i Shkodrës të cilët kanë edhe një mesazh për bashkëmoshatarët e tyre.

Maratona e Pavarësisë Shkodër-Ulqin është kthyer tashmë në një traditë të bukur duke u zhvilluar çdo vit dhe duke bërë bashkë vrapues nga gjitha trevat shqiptare.

Artikulli paraprakKONCERTI I ANSAMBLIT “SHOTA”
Artikulli tjetërKREU I QARKUT PRET ARBËRESHËT