Para se të ngritej Flamuri, i vetmi aktivitet që u zhvillua nga Java e Pavarësisë është maratona ndërkombëtare Shkodër-Ulqin që sipas organizatorëve u zgjodh që të mos anulohej si një simbol qëndrese por edhe një homazh për viktimat e tërmetit dhe të plagosurit. Përpara nisjes u mbajt një minut heshtje.

Një nga organizatorët Rrok Lulgjuraj tha se pas kësaj tragjedie që përfshiu Shqipërinë kufiri mes Ulqinit dhe Shkodrës ka rënë.

Një nga pjesëmarrësit është edhe Irfan Domnori i cili u dënua me 300 euro gjobë dhe iu ndalua një muaj hyrje në Malin e Zi për shkak se ngriti flamurin shqiptar në Krajë. Pavarësisht kësaj, Domnori shkoi deri në kufi në Muriqan dhe u kthye mbrapsht pasi nuk u lejua të kalonte.

Faik Nika, kryetar i këshillit kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi shprehur ngushëllime për të prekurit nga tërmeti dhe tha se maratona u zhvillua si një mesazh të triumfit ndaj vdekjes.

Më përpara është zhvilluar edhe maratona Ulqin-Shkodër ndërsa itinerari Shkodër-Ulqin u mbajt në këto ditë të vështira për Shqipërinë pas tërmetit.

Artikulli paraprakSHKODËR, NGRITJA E FLAMURIT DHE NJË MINUTË HESHTJE
Artikulli tjetërSITUATA NË QARKUN E LEZHËS PAS TËRMETIT