Prej më shumë se një viti marijuana light është e tregtueshme në të gjithë territorin italian. Kultivimi, prodhimi e shitja e saj bëhej deri më tani me anë të një autorizimi të vecantë nga autoritetet italiane.
Ndërsa kultvimi i saj për qëllime terapetuike bëhej nga shteti italian në një stabiliment faramceutik kimik e ushtarak në qytetin e Firences.
Por prej ditës së sotme Minsitria Italiane e Bujqësisë me një dekret të vecantë ka marrë vendimin që kultivimi i marijuanës së lehtë të bëhet pa autorizimin e nevojshëm të autoriteteve , por me kusht që përqindja e substancës THC të jetë në limitet 0.2%-0.6% sic është është parashikuar dhe nga normativa europiane.
Substanca THC (tetraibrocanabinolo) prodhohet nga lulet e kanabisit dhe ka aftësinë të ndikojë në gjëndjen mendore të njeriut.
Sipas vendimit të Ministrisë italiane të Bujqësisë në rast se verifikohet kultivimi i bimëve të marijuanës në nivel më të lartë se 0.6% atëherë autoritetet gjyqësore procedojnë me sekuestrimin e kësaj bime dhe shkatërrimin e plantacioneve të saj.
Gjithashtu vendimi i Minsitrisë italiane ndalon importimin e marijuanës light apo hibirdizimin e kryqëzimin e saj me bimë të tjera që nuk përmbahen në katalogun bimor europian.
Biznesi i kultivimit të bimëve të kanbisit me qëllim prodhimin e marijuaëns së lehtë ësthë një sektor gjithnjë e në rritje në ekonominë italiane.
I njohur si “Neë Canap Economy” ky sektor ka regjistruar në Itali rreth 4 mijë hektarë plantanacione të mbjella përgjatë këtyre muajve të parë të 2018.
Janë me qindra shoqëri bujqësore italiane në rajonet e Puglias, Piemonte, Veneto Basilicata, Lombardia, Friuli Venezia-Giulia, Sicilia e Sardegna që kultivojnë kanabisin e lehtë dhe me dhjetra sipërmarrje italiane që i dedikohen prodhimeve inovative me bimë kanabis si prodhjime kozmetike,
çajra, vajra antibakterik, ushqime bimore, biskota, etj. Biznesi i këtij sektori të ri parashikohet të jetë rreth 40 milionë euro.
Ndërsa biznesi i kultivmit të marijuanës për qëllime terapeutike parashikohet të jetë rreth 1.4 miliardë euro me garantimin e 10 mijë vendeve pune. Aktualish marijuana terapeutike prodhohet nga shteti italian në rreth 100 kg në vit.