Vdekja e njërës prej aktoreve më të përfolura të historisë së Hollywood-it, Marilyn Monroe iu adresua një mbidoze medikamentesh për gjumë.

Por tani, 55 vite pas vdekjes së saj, zbulohet një detaj tronditës. Vetëm pak para se të gjendej e pajetë në shtëpinë e saj,Marilyn kishte bërë një bisedë telefonike me aktoren Judy Garland. “Judy-n e përndiqte vdekja e Monroe për shkak të fjalëve që kjo e fundit i kishte thënë gjatë bisedës”, rrëfen bashkëshorti i tretë i Garland. Ajo kishte risjellë në mendje një nga festat e organizuara nga Hollywood-i ku Marilyn Monroe e ndiqte nga dhoma në dhomë duke i thënë: “Nuk dua të largohem shumë prej teje. Kam frikë.” “Të gjithë kemi frikë. Edhe unë jam e frikësuar.”-iu përgjigj Garland. Ndërkohë Marilyn ia ka kthyer: “Sikur thjesht të flisnim pak. E di që do të më kuptoje.” “Besoj se mundem.Nëse je e frikësuar, më telefono dhe kalo nga unë. Do flasim për këtë.”- iu përgjigj ajo. Dhe ishte kjo biseda e tyre e fundit, pasi më pas, Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj me 5 gusht 1962.sdefedrf.png

Artikulli paraprakTENSIONE EDHE PAS TAKIMIT NË BRUKSEL
Artikulli tjetërGREQI, MBYLLEN GAZETAT “TO VIMA” DHE “TA NEA”