Biblioteka e Shkodrës “Marin Barleti” këtë vit ka festuar 90 vjetorin e krijimit. Në kuadër të këtij viti të shënuar, është hapur ekspozita me fonde të hershme të bibliotekës të cilat janë mbajtur të arkivuara prej vitesh. Maxhid Cungu, drejtori I bibliotekës “Marin Barleti” tha se kjo bibliotekës ka një pasuri e cila shtohet dita ditës.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila vlerësoi bashkëpunimin e bërë ndër vite ndërsa tha se hapja e ekspozitës me fonde të hershme tashmë është një premtim I mbajtur.

Studiuesi dhe njëkohësh ish drejtor I bibliotekës “Marin Barleti tregoi për disa nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij institucioni ndër vite.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin punonjës dhe ish drejtues të bibliotekës “Marin Barleti” ndër vite të cilët patën mundësi të shohin nga afër një pjesë të fondit që zotëron biblioteka në këto 90 vite siç janë regjistri I inventarit të bibliotekës dhe fletorë shënimesh të Isuf Tabakut, Koleksioni I Periodikut ku bëjnë pjesë revista “Fryma”, “Zani I Naltë”, “Agimi”, “Hylli I Dritës.

Biblioteka e qytetit është ndër institucionet më të vjetra kulturore të qytetit Shkodër. U themelua në vitin 1931 me emërtimin “Biblijoteka Popullore”. Në vitin 1968 u vendos në godinën që u ndërtua enkas për të dhe mori emrin “Marin Barleti”.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, DHURATA PËR FËMIJËT E POLICËVE TË VRARË
Artikulli tjetërPRAG FUNDVITI, RËNDOHET TRAFIKU NË SHKODËR