Numri i lexuesve në bibliotekën “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës vazhdon të mbetet i njëjtë me një vit më parë. Kështu është shprehur Sidita Halluni, specialistja e mediatekës pranë këtij institucioni. Halluni tregoi se zhvillimi I teknologjisë nuk e ka penguar lexuesin shkodran të distancohet nga leximi i rregullt i librave.

Sidita Halluni tregon planin e aktiviteteve që do të organizohen gjatë ditëve në vazhdim.

23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.

Artikulli paraprakOPOZITA FIRMOS KOALICIONIN ZGJEDHOR, REAGON EDI RAMA
Artikulli tjetërDREJT PËRFUNDIMIT PUNIMET NË RRUGËN “QEMAL DRAÇINI”