Biblioteka publike “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës mbetet padyshim një thesar i cmuar i kulturës shqiptare dhe jo vetëm.

Ajo është e para bibliotekë publike dhe ndër të parat në rang kombëtar që filloi procesin e digjitalizimit, të cilin shumë vende të Botës e udhëheqin nga programe kombëtare shtetërore apo donatorë ndërkombëtar.Ndërkohë para pak ditësh fondacioni Alsar” ka dhuruar atë që i mungonte shumë kësaj biblioteke, një skander profesional për vijimin e mëtejshëm të punës.

Deri sot në bibliotekat e Shkodrës janë dixhitalizuar libra, revista, gazeta, harta, albume dhe dorëshkrime gjithsej me shume se 55 mijë faqe. Në këtë katalog bëjnë pjesë koleksione të plota si ‘Hylli i Dritës’, ‘Kultura Islame’, ‘Fryma’, ‘Visaret e Kombit’, apo ‘Përlindja e Shqipënies’. Katalogu i ri, mund të gjendet në adresën bibliotekashkoder.com

Artikulli paraprakMUNGESA E HAPËSIRAVE PUBLIKE NË PLAZHIN E SHËNGJINIT
Artikulli tjetërPD: PLAN PËR RIMËKËMBJEN EKONOMIKE!