Kryetarja e këshillit të qarkut Marina Duhani ka uruar nisjen e vitit të ri shkollor nga shkolla special “3 dhjetori” në qytetin e Shkodrës. Teksa tregoi lidhjen e veçantë që ka me këtë shkollë, kryetarja Duhani kërkoi që të shtohet vëmendja e institucioneve ndaj nxënësve dhe mësuesve të kësaj shkolle.
Një urim bëri edhe drejtorja e shkollës, Enkeleida Mataj ndërsa vlerësoi vizitën e kryetares së këshillit.
Në shkollën speciale “3 dhjetori” çdo vit ka regjistrime të nxënësve me aftësi ndryshe. Ndërkohë që apeli I kryetares së këshillit të qarkut, Marina Duhani ishte që institucionet t’i kushtojnë vëmendjen e duhur nevojave të fëmijëve por edhe mësuesve që punojnë në këtë shkollë.