Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkisë që ai drejton që të nisin procedurat e dokumentimit të pronës së tyre.
Duke iu referuar kryesisht zonave malore, Marinaj thotë gjithashtu se banorët duhet të investojnë për të zhvilluar më tej turizmin. Por çfatrë do të ofrojë qeveria? Kryebashkliaku Marinaj thotë se kryesisht zona e alpeve të Malësisë së Madhe gjatë 4 viteve të ardhshme do të ketë investime në rrjetin elektrik.
Në fshatrat malore të Malësisë së Madhe, kryesisht Tamarë, Lëpushë dhe Vermosh, banorët kanë nisur të investojnë duke ndërtuar bujtina apo duke vënë në funksion të turizmit shtëpitë e tyre. Por ndërkohë, një problem i trashëguar për një pjesë të banorëve është mungesa e dokumentacionit për pronat e tyre.