Kryetari i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj deklaroi nga qyteti i Koplikut se punimet për rehabilitimin e qendrës së bashkisë po vijojnë normalisht, ndërsa shpronësimet do të bëhen në bazë të ligjit.

Sipas kryebashkiakut, punimet është parashikuar që të përfundojnë në muajin qershor të 2017-ës. Sipas Marinajt, muajin janar të vitit të ardhshëm pritet që ti alokohet një fond bashkisë për rikonstruktimin e gjimnazit Sherif Hoxha. Kjo është dita e dytë e punimeve në qytetin e Koplikut, ku ndërhyrjet e para janë bërë në pemët dekorative, ndërsa vështirësi paraqet edhe sistemimi i kabllove elektrike të instaluara në mënyrë të çrregullt.

Artikulli paraprakSKAFI ME DY SHQIPTARË SHPËTOHET NË ITALI, POR NJËRI ARRESTOHET
Artikulli tjetërUSHTRIA E ASADIT BOMBARDON SPITALIN E FËMIJËVE NË ALEPO