Kryetari i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj ishte i ftuar në emisionin “Tonight” në Star Plus Tv të gazetarit Blerti Delija. Marinaj tha se pret që Partia Socialiste ta konfirmojë për të tretën herë si kandidat për të drejtuar bashkinë Malësi e Madhe.

Kryebashkiaku Marinaj tha se ka marrë shumë projekte të rëndësishme të investuara nga qeveria shqiptare ndërsa u shpreh se në kohën e qeverisjes së Berishës deputetët e PD nuk kanë patur vizionin e duhur për të thithur projekte madhore për qarkun Shkodër.

Tonin Marinaj u zgjodh si kryetar i bashkisë Malësi e Madhe për herë të parë në vitin 2015 ndërsa mori mandatin e dytë në 2019-ën dhe pret që edhe për katër vitet e ardhshme të jetë kryetar bashkie në Malësinë e Madhe.

 

Artikulli paraprakDHUNOHET PËR SHKAK TË DETYRËS GAZETARI I STAR PLUS ELVIS HILA
Artikulli tjetërQENDRA EVROPIANE PËR LIRINË E SHTYPIT DHE MEDIAS DËNON SULMIN NDAJ GAZETARIT DHE BASHKËSHORTES SË TIJ