Kryetari i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj ishte i ftuar në emisionin “Tonight” të gazetarit Simon Shkreli. Marinaj tha se pas ndërhyrjeve dhe investimeve në gjithë këto vite tashmë Malësia e Madhe po qeveriset vetë.
Sa i përket çështjes të shumëdiskutuar të pronave në Malësinë e Madhe. Kryebashkiaku Marinaj tha se Task Forca e ngritur nga kryeministria po punon dhe shumë shpejt pritet të lëshohen certifikatat e para të pronësisë atje.
Kryebashkiaku Marinaj iu përgjigj edhe shumë pyetjeve të tjera për Malësinë e Madhe duke thënë se në fokus do vijojë që të jetë edhe zhvillimi i turizmit në shumë fshatra.