Gjykata e shkallës së parë e Tiranës shpall të pafajshëm Mark Frrokun për akuzën e vrasjes në Belgjikë. Ndërsa e dënon me 7 vjet e 6 muaj burg për ish deputetin Mark Frroku për akuzat e tjera. Njëra prej akuzave të ngritura për Frrokun është edhe ajo e pastrimit të parave. Prokuroria kërkoi dënimin me 25 vjet burg.

Sipas organit të akuzës Frroku duhet të shpallej fajtor:

1 – Për akuzën: “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” kërkoi dënimin 17 vjet burgim

2 – Për akuzën “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë”, kërkoi dënimin 3 vjet burg

3- Për akuzën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kërkoi dënimin 15 vjet burg.

4 – Për akuzën “Ndërtim të paligjshëm” kërkoi dënimin me 4 vjet burg

Artikulli paraprakOFERTA E PAPRITUR E BASHËS: TË ZGJEDHIM PRESIDENT NGA POPULLI
Artikulli tjetërPËRCAKTOHEN GJYSMËFINALET E EUROPA LEAGUE