Mark Frroku mbetet në qeli, i refuzohet lirim
i Dhoma Penale e kryeqytetit refuzon kërkesën e ish-deputetit kristian-demokrat Mark Frroku për t’u gjykuar në gjendje të lirë. Prej më shumë se 1 viti, Frroku qëndron nën masën “arrest me burg”, pasi ai është marrë i pandehur nga prokuroria për akuzën e pastrimit të parave, ndërtimit të paligjshëm dhe vrasjes. Frroku i ka mohuar akuzat dhe kërkoi lirim, por masa e sigurisë ndaj tij do të mbetet ajo e arrestit me burg.