Pervec mungeses së infrastrukturës banorët e lagjes Mark Lula në Shkodër vuajnë edhe mungesën e pastrimit të territorit.
Ato shprehen se detyrohen te transportojnë mbetjet për metra të tëra pasi në këtë zonë nuk ka të vendosur konteneirë për hedhjen e mbetjeve urbane. Sipas banorëve një shqetësim i tillë ështe ngritur edhe pranë drejtuesve të Bashkisë Shkodër por askush nuk ka reaguar në lidhje me nje problematikë të tillë.
Banorët apelojnë ndaj BAshkisë Shkodër, qe te pakten te ofrojnë një shërbim të tillë, pasi ato janë taksa pagues të rregullt të tarifave të vendosura nga Bashkia e Shkodrës, por shërbimi i pastrimit lë shumë për të deshiruar.