RRUGICAT E LAGJES ME UJË E BALTË, THUAJSE TË PAKALUESHME .Problemet e lagjes “Mark Lula” vazhdojne. Kjo lagje prej vitesh vuan amortizimin e skajshem te rrugeve brenda lagjes. Star Plus iu drejtua sot kesaj lagjeje dhe eshte e dukshme qe pas vetem pak diteve me shi rruget jane bllokuar totalisht nga pellgjet me uje e balta duke bere qe kalimi ne kete zone te jete i veshtire dhe hera-heres i pamundur.

Keto rrugica nuk kane perfituar asnjehere prej buxhetit te Bashkise se Shkodres dhe as prej fondeve nga pushteti qendror megjithese kjo zone eshte tejet e populluar cka ben qe dendesia e popullsise te jete me e madhe per rrjedhoje nje infrastrukture brenda starndarteve eshte jo thjesht e nevojshme por e domosdoshme. Keshtu mbi 2 mije familje te kesaj zone jane te detyruar te vuajne amortizimin e rruges qe ne te shumten e rasteve i sjell probleme edhe tek shtepite e tyre pasi uji e balta u bllokojne totalisht hyrjet dhe oborret e shtepive. 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/fiDVMzVdDtM” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHPALLEN 10 SPORTISTËT MË TË MIRË SHKODRANË
Artikulli tjetërURA E BUNËS E VJETËR NË TË GJITHA KUPTIMET!